Mbahet në Tiranë Asambleja e PABSEC, Hasani: Shqipëria, e palëkundur për të kontribuar për paqe e siguri

Mbahet në Tiranë Asambleja e PABSEC, Hasani: Shqipëria, e palëkundur për të kontribuar për paqe e siguri

Asambleja e Përgjithshme Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi është mbajtur ditën e sotme në Tiranë.

Gjatë punimeve të kësaj asambleje ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi se Shqipëria ka vullnet të palëkundur për të dhënë kontributin e vet në të mirë të paqes, sigurisë dhe prosperitetit social e ekonomik.

“Këtë vit Tirana ka qenë qendër e një sërë takimesh e veprimtarish politike e diplomatike me peshë ndërkombëtare, të cilat janë shprehje elokuente e rolit proaktiv dhe konstruktiv që vendi ynë luan sot në rajon e më gjerë”,-është shprehur Hasani.

“Mbledhja e sotme përbën një vlerë të shtuar dhe shpalos bindshëm profilin e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare për të dhënë kontributin e vet në të mirë të paqes, sigurisë dhe prosperitetit social e ekonomik: të gjithë atyre vlerave që na përafrojnë me bashkësinë e vendeve demokratike në kontinentin tonë demokracia, pluralizmi, shteti i së drejtës dhe të drejtat e njeriut”,-shtoi ai.

Hasani çmoi lart ndihmesën e Kuvendit të Shqipërisë dhe delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të BEDZ-it për të thelluar e çuar më tej bashkëpunimin ndërparlamentar në rajonin e Detit të Zi, si dhe për të përballuar me sukses sfidat aktuale me të cilat përballen vendet e popujt e këtij rajoni.

“Bashkërendimi i frytshëm i punës së kryesisë shqiptare të BEDZ-it me Asamblenë Parlamentare u shndërrua në katalizator për shtjellimin dhe diskutimin e një spektri problematikash që prekin çështje me rezonancë të gjerë. Kjo mundësoi një sinergji pozitive dhe efikase mes strukturave të Organizatës për zhvillimin e suksesshëm të një sërë aktivitetesh, duke përfshirë edhe të sotmin”,- tha Hasani.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?