Mbahet në Tiranë Konferenca Kombëtare “Menaxhimi i Sezonalitetit të Turizmit Shqipëtarë”

Me rastin e 10-vjetorit të krijimit, Unioni i Operatorëve Turistikë Shqiptarë, organizoi sot Konferencën kombëtare  "Menaxhimi i sezonalitetit të turizmit shqiptar", me qëllim nxjerrjen në pah të përparësive që ka turizmi shqiptar, përvojat përgjithësuese të eksperiencave gjithëvjetore që ofrojnë turizmi rafting, ai i bicikletave, turizmi i gjelbër me ecjet malore në Alpet Shqiptare e zona të tjera kodrinore-malore, turizmi i dëborës dhe rëndësia që merr zgjerimi i sezonalitetit në turizmin e rërës dhe detit në plazhet e Vlorës, Rivierës, Sarandës, Durrësit.
Gjithashtu në konferencë u diskutua zhvillimi i agroturizmit, turizmit rural, cmimet konkuruese të shërbimeve hotelerike, gershetimin dhe afersine e plazheve shqiptare me qendrat e rendesishme historike e arkeologjike, cilesine e ushqimeve bio në restorantet shqiptare, mikpritjen tradicionale shqiptare etj.
Organizatoret e kesaj konference, jane Unioni i Operatorve Turistike Shqiptare (UOTSH), organizata kryesore turistike shqiptare dhe Biznes Albania. Bashkorganizator jane Agjensia Kombetare e Turizmit (AKT),  Keshilli i Agroturizmit Shqipetar ( KASH).Konferenca Kombetare organizohet nen kujdesin e Ministrit  Arben Ahmetaj.
Pjesëmarrës në këtë Konferencë janë, nga të gjitha agjensitë turistike shqiptare, anëtare të UOTSH, si dhe të ftuar nga donatorët ndërkombëtarë, që kanë projekte e ndikim direkt me fushën e turizmit,  nga Ministritë dhe Institucionet e tjera qendrore shqiptare, nga ambasadat e organizatat e tjera të akredituara në Tiranë.
/atsh/
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!