/ATSH-Gjergji Mima/ - Në kuadër të Kryesisë Shqiptare të Asamblesë Parlamentare të SEECP (Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore), zhvillohet në Tiranë Takimi i XIV-të i Grupit të Punës.

Takimi do të mbahet në datat 17- 18 prill 2015 në orën 10:00, në selinë e Kuvendit, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të kësaj Asambleje si: Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Kosova.

Punimet do drejtohen nga Kryetari i Delegacionit te Kuvendit te Shqipërisë ne SEECP, zTaulant Balla.

Gjatë takimit do të diskutohen edhe rezoluta e raporte nga tre komisione të përgjithshme të asamblesë që kanë në fokus sigurinë, mbrojtjen e kufijve, luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen e fëmijëve si dhe projektet e përbashkëta rajonale në fushën e energjisë dhe infrastukturës.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë do të ushtrojë mandatin si kryesues i Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, gjatë një periudhe vendimtare për organizatën. /a.g/