Mbahet Samiti i Tretë i Grave të Biznesit të Diasporës, sipërmarrëse nga fusha të ndryshme mblidhen në Tiranë

Është mbajtur në Tiranë, Samiti i Tretë i Grave të Biznesit të Diasporës, i titulluar “Gruaja për Zhvillim të Qëndrueshëm”. Aktiviteti mblodhi bashkë gra të suksesshme në profesione të ndryshme, të cilat e ushtojnë punën e tyre, në vende të ndryshme të botës dhe jo vetëm. Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u shpreh se është thirrje për diasporën dhe që të jetë e qëndrueshme.

"Kjo konferencë e sotme është një thirrje për diasporën, që të udhëhiqet për të gjithë jetën dhe të jetë e qëndrueshme. Duhet implementuar dhe prespektiva gjinore çështja gjinore nuk duhet trajtuar në vete, e izoluar nga komponentë të tjera të shoqërisë. Ajo prek secilën nga fushat e jetës, pa të cilën nuk mund të kemi një ekonomi stabile apo një shoqëri përparimtare që ne synojmë të kemi", tha ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ky takim organizohet për të tretën herë radhazi. Samiti i parë nën titullin “Mbështetja dhe Marketingu i Sipërmarrësve” u organizua në vitin 2020. Samiti i dytë, “Diaspora Talk”, u zhvillua në vitin 2021. Si rezultat i Samitit të parë, u krijua një rrjet prej më shumë se 350 gra sipërmarrëse dhe profesioniste në Diasporë, në fusha të ndryshme.

Samiti i parë i Grave të Biznesit u fokusua në rolin e grave në biznes dhe kontributin e tyre në Diasporë. Ai shërbeu si platforma e parë, e rëndësishme, e dedikuar për Gratë e Diasporës, për të shkëmbyer informacione dhe për të vendosur kontakte për bashkëpunim ndërmjet bizneseve të tyre. Samiti i dytë synoi të paraqesë sfidat gjatë periudhës së pandemisë COVID 19, përvojat dhe modelet e suksesshme të grave sipërmarrëse, mundësitë për investime të reja, si dhe krijimin e rrjeteve e nxitjen e bashkëpunimit mes tyre.

Ky Samit i tretë, synoi të ofrojë mbështetje për sipërmarrëset e Diasporës – dhe komunitetin lokal të biznesit. Gjithashtu Samiti pati qëllimin që të jetë një platformë ekspozuese për historitë e suksesit të grave sipërmarrëse, si dhe për të frymëzuar gratë e Diasporës shqiptare për të investuar në vendin e tyre të origjinës. Gjithashtu, në Samit u bënë së bashku edhe aktorë të sektorit qeveritar dhe privat, të cilët prezantuan mundësi të reja investimi.

Pjesëmarrësit përftuan edhe informacione për tregje të reja, mundësi biznesi dhe investimi, ndërsa nuk munguan as këshilla dhe mbështetja në lidhje me çështjet që prekin aktualisht bizneset e tyre dhe gjithashtu të zbulojnë se si të rrisin bizneset e tyre.

Aktiviteti u organizua nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare (DHBDSH), në bashkëpunim me Qendrën për Ndërmarrjet Ndërkombëtare Private (CIPE), Qendrën për Fuqizimin Ekonomik të Grave (CËEE), Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mesfushori goditet me thikë në fushë gjatë Klasikes në Amerikën Latine

VIDEO/ Mesfushori goditet me thikë në fushë gjatë Klasikes në Amerikën Latine