Maratona në Kamëz bën bashkë 1300 nxënës: E lodhshme, por ia dolëm! Në garë edhe atletë

Janë pamjet që të ofronte këtë të dielë Parku i Liqenit të Paskuqanit. Fëmijë, mësues, prindër, sportistë u bënë bashkë në “Maratonën e Kamzës”, aktiviteti i parë sportiv organizuar nga Bashkia në përmasa kaq të mëdha. Synimi është edukimi i të rinjve, nxitja e  tyre për të ndjekur sa më shumë disiplina sportive, krahas atyre të zakonshmeve nëpër shkolla si volejboll, basketboll, apo futboll.

Rreth 1300 nxënës në 24 shkolla të 9-vjeçares dhe gjimnazeve në Kamëz, garuan me njëri-tjetrin të ndarë në kategori të ndryshme sipas grupmoshave, dhe gjinisë femra-meshkuj, duke përshkruar intervalin prej 3.8 km rrugë përgjatë liqenit.

Për secilin kategori trimfuesit dhe vrapuesit më të shpejtë morën çmime dhe pagesa simbolike

“Sot jam ndjerë shumë mirë, ishte pak e vështirë por, kur fitova vendin e tretë, gjithë ajo lodhja ja vlejti”.

“Ndihem shumë i lumtur se isha në pjesën e 3 më të mirëve”.

“Nuk ndikon asgjë tek ti, nëse je e vendosur për atë që do bësh, i’a del”.

“Ishte një garë e lodhshme, por ja dola të fitoj si një ndër më të mirët”

Pjesë e “Maratonës Kamëz” ishin edhe atletë profesionistë të ardhur nga vende të ndryshme të rajonit, si dhe anëtarë të Federatës Shqiptare të Atletikës, të cilët garuan për plotë 10 km.

“Maratona Kamëz” zgjati plotë 2 orë, ndërsa kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli u shpreh se ky është vetëm fillimi, duke premtuar se do ti kushtojë një vëmendje më të madhe aktiviteteve sportive dhe përfshirjes së të rinjve në sporte.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025