Mbajini mend këto fjalë për gjithë jetën! Shprehje të mençura nga Budha

Mbajini mend këto fjalë për gjithë jetën! Shprehje të mençura nga Budha

Statujë e Budës

Buda është një nga paraardhësit e mendimit të thellë. Një numër i madh njerëzish shkojnë në atdheun e Budës dhe përpiqen të kuptojnë të vërtetën që iu zbulua atij. Në këtë video, kemi mbledhur citate dhe thënie të Budës, të cilat duhet të mbahen mend për gjithë jetën!

Nuk ka asgjë më të tmerrshme, se sa zakoni i dyshimit. Dyshimi i ndan njerëzit

Askush nuk mund të na shpëtojë, përveç vetes sonë. Askush nuk mundet. Ne vetë duhet ta bëjmë rrugën tonë.

Paqja vjen nga brenda teje. Mos e kërko jashtë.

Nëse diçka ia vlen të bëhet, atëherë bëje me gjithë zemër!

Ashtu si gjarpri zhvesh lëkurën e vet, edhe ne duhet të zhvishemi nga e kaluara jonë, herë pas here.

Gjithçka që jemi është rezultat i çfarë kemi menduar. Bazohemi në mendimet tona dhe përbëhemi nga mendimet tona.

Një njeri nuk quhet i mençur për shkak se flet pa pushim. Nëse është paqësor, i dashur dhe i guximshëm, atëherë me të vërtetë quhet i mençur.

Të mbash inat, është si të mbash në dorë një qymyr të nxehtë në pritje për t’ia hedhur dikujt. Në fund, je ti që do të digjesh.

Çdo mëngjes ne rilindim. Ajo që bëjmë sot, ka më shumë rëndësi se gjithçka.

Ai që është i vërtetë, është i lumtur në këtë botë dhe përtej.

Nëse do e doje me të vërtetë veten tënde, atëherë nuk do lëndoje kurrë dikë tjetër.

Ti nuk do të ndëshkohesh PËR zemërimin tënd. Ti do të ndëshkohesh NGA zemërimi yt.

Kur kujdesesh për veten, kujdesesh për të tjerët. Kur kujdesesh për të tjerët, kujdesesh për veten.

E gjithë errësira e botës nuk mund ta mbysë dritën e një qiriu të vogël.

Jep, edhe atëherë kur ke pak!

Asgjë nuk është e përjetshme, përveç ndryshimit.

E gjatë është nata për atë që nuk fle. E gjatë është rruga për atë që është lodhur. E gjatë është jeta për budallenjtë që nuk dinë ligjin e vërtetë të saj.

Ata që nuk kanë ecur drejt së vërtetës, e kanë humbur qëllimin e jetës.

Kur vendos të flasësh, gjithmonë pyet veten, për atë që do thuash: A është e vërtetë? A është e domosdoshme? A është e mirë?

Është mendja jote, jo armiku, që të shpie drejt rrugëve të liga.

Ti më hedh gjemba, dhe kur ata bien mbi heshtjen time, shndërrohen në lule.

Mirësia duhet të bëhet mënyra e natyrshme e jetës, dhe jo përjashtimi nga rregulli.

Miqësia është e vetmja kurë për urrejtjen, e vetmja garanci për paqen.

Një grua mund ta manipulojë kollaj një burrë, nëse ai ka rënë në dashuri me të.

Familja është një vend ku mendjet bien në kontakt me njëra-tjetrën. / bota.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës

Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës