Mbajtën peng dhe kërcënuan më armë 34-vjeçarin, 3 të arrestuar në Gjirokastër, mes tyre dhe një grua! Një i mitur hetohet në gjendje të lirë

Mbajtën peng dhe kërcënuan më armë 34-vjeçarin, 3 të arrestuar në Gjirokastër, mes tyre dhe një grua! Një i mitur hetohet në gjendje të lirë

Sendet e sekuestruara

3 persona kanë rënë në pranga të policisë dhe një i mitur është proceduar në gjendje të lirë pasi kanë mbajtur peng nën kërcënimin e armës shtetasin J.GJ, 34 vjeç.

Policia ka arrestuar kuadër të operacionit 'Kalaja', Myrteza Domin, 28 vjeç, Denisa Karagjozi, 35 vjeçe, Enea Taho, 33 vjeç, si dhe po hetohet në gjendje të lirë një 14-vjeçar.

Këto shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin nën kërcënimin e armës i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë. 

Policia njofton se nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Enea Taho, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës(thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës