Mban peng 16-vjeçaren në apartamentin e tij duke e detyruar që të bashkëjetojë jashtë dëshirës së saj, procedohet nga Policia e Beratit. Burime zyrtare nga kjo e fundit bën të ditur se adoleshentja me inicialet H.H., banuese në lagjen “Barrikadë”, ka denoncuar ish të dashurin se e ka mbajtur peng në banesën e tij për disa orë.
Vajza ka pohuar në polici se Sajmir Kabilo, me të cilin kishte pasur një lidhje disamujore, i kishte shkuar mbrëmjen e së dielës në shtëpi dhe e ka marrë forcërisht duke i kërkuar që të bashkëjetonin.
Vajza ka kërkuar ndihmën e familjarëve të saj dhe ka bërë denoncimin në polici të 23-vjeçarit Kabilo, i cili do të hetohet në gjendje të lirë.
/Shqiptarja.com