Mbanin armë zjarri dhe kanabis në banesë, arrestohet 31-vjeçari në Fier, nën hetim kushëriri i tij

Mbanin armë zjarri dhe kanabis në banesë, arrestohet 31-vjeçari në Fier, nën hetim kushëriri i tij

Arti Seitaj është arrestuar nga policia e Fierit pasi iu gjetën në banesë armë e kanabis, ndërsa është vënë nën hetim kushëriri i tij.

Në kuadër të operacionit 'Gorishova' u arrestuar 31-vjeçari Arti Seitaj, banues në Fier dhe u vu nën hetim në gjendje të lirë për një 16-vjeçar (kushëri i të arrestuarit).

Gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, policia gjeti sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 peshore elektronike që dyshohet se shërbente për ndarjen e lëndës narkotike, me qëllim shitjen, 1 armë sportive, 1 armë të ftohtë, 5 krehra dhe 23 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?