TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë, ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë pasi mbanin armë të ftohta.
Gjatë kontrolleve që kanë ushtruar forcat Shqiponja, kanë gjetur 2 doreza metalike (përforcues grushti), 1 mjet prerës (thikë) dhe 2 shkopinj metalikë.
U arrestua:
- K. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, në rrugën "Arben Boriçi", shërbimet e Policisë i gjetën 2 doreza metalike (përforcues grushti);
- A. M., banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën 2 shkopinj metalikë si ato të Policisë.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 21 vjeç, pasi shërbimet e Policisë i gjetën 1 mjet prerës (thikë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.