Mbanin muzikë të lartë edhe pas orës 20:00, gjobiten dy lokale në Vlorë dhe Sarandë! Njëri përsëritës 3 herë

Mbanin muzikë të lartë edhe pas orës 20:00, gjobiten dy lokale në Vlorë dhe Sarandë! Njëri përsëritës 3 herë

Foto ilustruese

Dy lokale në Sarandë dhe në Vlorë janë gjobitur për shkak se vijonin që të mbanin muzikë të lartë edhe pas orës 20:00, në kundërshtim me aktin normativ të vendosur me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Më konkretisht në qytetin e Vlorës është gjobitur me 1 mln lekë lokali me adimistrator A.A.

Ndërkohë, për lokalin në Saranda gjoba ka qenë 3 mln lekë pasi ky biznes me administrator F. M. e ka shkelur në mënyrë të përsëritur këtë rregull të vendosur.

Njoftimi i i plotë i policisë
Policia ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë një administrator lokali dhe me 3 milionë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar një lokal në Vlorë dhe një në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Subjekti në Vlorë me administrator shtetasin A. A. është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë.

Subjekti në Sarandë me administrator F. M. është gjobitur me masë administrative 3.000.000 lekë, pasi është shkelës përsëritës.

Policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem