Mbanin të fshehur armë zjarri në magazinën e lokalit, në pranga babë e bir në Tiranë (EMRAT)

Mbanin të fshehur armë zjarri në magazinën e lokalit, në pranga babë e bir në Tiranë (EMRAT)

Arma e sekuestruar

TIRANË- Mirjan dhe Sahit Hysa babë e bir, kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u konstatua se në ambientet e magazinës së lokalit të tyre mbanin pistoletë pa leje.

Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, se dy shtetas mbanin armë zjarri, në lokalin e tyre, në rrugën "Astrit Losha", kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night”.       

Gjatë kontrollit në magazinën e lokalit të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë