Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

TIRANË- Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje dhe municion luftarak. Ai është arrestuar në një lokal në Tiranë, ku gjatë kontrollit i është gjetur arma pa leje dhe municion luftarak, të cilat janë sekuestruar nga policia.

“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në një lokal në rrugën "Him Kolli", ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Befasia", për kapjen e tij. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin ku po qëndronte shtetasi A. L., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak”, njofton policia.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit". 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun