Policia e Shkodrës ka kapur sot një person i cili mbante pa leje armë e municione luftarake.

Sipas policisë lokale, në pranga ka rënë Gjin Nika 34 vjeç pasi në lagjen “Perash” në lokalin e tij “Everest”, pas një informacioni të marë në rrugë operative, u bë kontrolli ambientit të lokalit në pronësi të tij.

Nga kontrolli i lokalit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale Një armë  zjarri tip “TT” pistoletë me kalibër 7.62mm  dhe 8 (tetë) fishekë (pa leje).


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)