SHKODËR, 27 Qershor/ATSH-Gaspër Marku/- Projekti "Mbarështimi i integruar i ujëmbledhësit të Drinit(MIBD", mblodhi sot në qytetin e Shkodrës specialistët përkatës nga rajone të ndryshme të vendit, si dhe përfaqësues të qeverisjes vendore në të katër qarqet veriore të vendit tona, shoqata mjedisore që operojnë në pikat më kryesore të basenit të Drinit, përdoruesit e pyjeve dhe kullotave, të cilët diskutuan rreth projekteve që pritet të zbatohen në këtë sektor.
I zhvilluar nën kujdesin e Qëndrës për Studime dhe Konsultime Pyjore Alba Forest me mbështetjen e CEPF(Critical Ecosystem Pyjore Partenership Fund), në seminarin në fjalë, referuan një sërë specialistësh të kësaj fushe, të cilët nga ana e tyre bënë të ditur edhe prioritetet e këtij projekti. Duke bërë të ditur se projekti në fjalë është për një afat kohor të një viti, Mehmet Metaj, drejtues i  Qëndrës për Studime dhe Konsultime Pyjore Alba Forest, theksoi se seminari në fjalë vlen për të gjithë pjesëmarrësit në lidhje me marrjen e një informacioni sa më të bollshëm rreth basenit ujëmbledhës të Drinit.
Për këtë ai tha se konsiderohet si shumë e nevojshme që të peronat e përfshirë në këtë projekti të kenë dijeni rreth biodiversitetit, ujrave, erozionit, tokës, pyjeve, jetes së eger në përgjithësi, natyrës, në mënyrë që secili të jetë i aftë se çfar duhet të bëjë në këtë basen ujëmbledhës me zbatimin e këtij projekti, për të rehabilituar natyren e tij, pyjet, tokat, etj.
Duke iu referuar situatave të mëparshme problematike të fenomenit të përmbytjes, ai shtoi se ndër të tjera, ky projekt do të luaj një rol ndikues edhe në lidhje me efektet që ka Drini në përmbytjet e Shkodrës dhe të pjesëve të tjera të Lezhës, etj, të minimizohen sa më shumë të jetë e mundur.
Sipas tij, ky projekt do të ndërhyjë dhe do të mundohet të evidentojë gjendjen mjedisore natyrore që ka ky ujëmbledhës që të pakësojë atë rresik, ato pasoja që kanë përmbytjet nga lumi Drin dhe, për të bërë një rivlerësim të të gjithjë biodiversitetit dhe natyrës që ka ujëmbledhësi i Drinit.
"Ky projekt ka tre komponentë, ose tre objektiva kryesore, ku e parë është që ne do të bëjmë një vëzhgim të të gjithë basenit të Drinit duke evidentuar të gjitha problematikat e tokave të eroduara, e tokatë të zhveshura, e pyjeve të djegura, e biodiversitetit, e ujrave, shpendëve, florës dhe faunës, dhe duke zhvilluar më në fund një propozim dhe udhëzues tonin se çfar do të bëhet në vazhdim në këtë sektor në bashkëpunim me përfaqësues të pushtetit lokal.", tha Meti.
Ndërsa, në lidhje me komponentin e dytë të projektit që është parashikuar të zbatohet gjatë kësaj faze janë edhe katër demonstrimet konkrete në terren në drejtim të modeleve biologjike  për rehabilitimin e ujëmbledhësit të Drinit, duke u zgjedhur katër mikrobasene të katër qarqeve përkatëse, atë të Gjoricë të Dibres, Tërthore të Pukës, Blinisht të Lezhës, dhe Vig Mnelë të Shkodrës.
Në këto katër mikrobasene, do të bëhen modele biologjike komplekse, tradicionale, siç janë pyllëzimet, duke mbjellur 60 mijë fidanë, ndërtimin e 400 metër kub prita malore me murë guri, , 200 metër kub gardhe çifte, gardhe tek, etj, elemente që shërbejnë për stabilizimin e situatës.
Ndërkohë, në lidhje me komponentin e tretë, Meti tha se është mbështetja e kapacitetive menaxhuese të komunitetit, të shoqatave përdoruese të pyjeve dhe kullotave, tokave, ujrave, dhe seminare trajnuese, informuese, siç është edhe ky që u zhvillua në Shkodër.
Gjatë punimeve të seminarit trajnues, me interes u priten edhe diskutimet e soecialistit të mirëfilltë bujsësisë, profesor, Ahmet Osjes, Prof. Dr. mahir Hotit, Dr. Zamir Dedej,  Prof. Saban Lushaj, etj. të cilët sollën informacione dhe fakte të tjera konkrete rreth terrenit që shoqëron basenin në fjalë./a.g/