Mbarimi i afatit të ligjit për migracionin, kaos në Meksikë! Azilkërkuesit dynden drejt kufirit me SHBA-në

Mbarimi i afatit të ligjit për migracionin, kaos në Meksikë! Azilkërkuesit dynden drejt kufirit me SHBA-në

Kufiri SHBA-Meksikë

I ashtuquajturi Artikulli 42, që është pjesë e një ligji që e rregullon migracionin në mbrojtje të shëndetit publik të amerikanëve, që ishte vendosur për shkak të pandemisë COVID-19, skadoi të premten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar kaos në kufirin e vendit me Meksikën.

Dhjetëra mijëra azilkërkues meksikanë nxituan të hynin në Shtetet e Bashkuara përpara se të vendoseshin rregullat e reja të shpallura nga administrata e presidentit Joe Biden.

Rregullorja e skaduar, e vendosur gjatë presidencës së ish-presidentit Donald Trump, ishte në fuqi që nga muaji mars i vitit 2020 dhe u kishte mundësuar zyrtarëve dhe policëve të kufirit që të kthejnë azilkërkuesit në kufi, me arsyetimin e parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Qytetarë të shumtë, duke përfshirë fëmijë, mbrëmjen e së enjtes po ecnin përgjatë një kufiri të SHBA-ve të rrethuar me tela me gjemba, të pasigurt se ku të shkonin ose çfarë të bënin më pas.Autoritetet amerikane kanë njoftuar një sërë masash rigoroze që synojnë frenimin e kalimeve të paligjshme të kufijve, së bashku me krijimin e rrugëve të ligjshme që emigrantët mund t’i ndjekin.

Sipas këtyre masave të reja, emigrantët e mundshëm mund të aplikojnë në internet, të gjejnë një sponsor dhe t'i nënshtrohen kontrolleve të së kaluarës së tyre.Suksesi i këtyre reformave ka potencialin për të transformuar ndjeshëm mënyrën në të cilën emigrantët i afrohen kufirit SHBA-Meksikë.

Numri i emigrantëve në kufirin e SHBA-së u rrit që kur presidenti Joe Biden mori detyrën në janar të vitit 2021, pjesërisht i nxitur nga problemet ekonomike, pasiguria dhe shtypja politike në vende si Venezuela, Kuba dhe Nikaragua.

Që nga fillimi i punës së administratës së Biden, një rekord prej 4.6 milionë emigrantësh të paligjshëm janë arrestuar duke kaluar kufirin ilegalisht.REL

 

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë