Mbarojnë pushimet, Superliga rikthehet në aksion! Kalendari i javës së nëntë, derbi luhet në Vlorë

Mbarojnë pushimet, Superliga rikthehet në aksion! Kalendari i javës së nëntë, derbi luhet në Vlorë

Foto ilustruese

Për nostalgjikët, tifozët e thekur të dy skuadrave dhe sportdashësit, derbi mes Tiranës dhe Dinamos ka pasur një tjetër emocion. Përballjet e kryeqytetit janë tre, por sfida mes tyre ka qenë më "e butë" sesa derbi Tirana - Partizani.

Pikërisht këtë të shtunë luhet Tirana - Dinamo dhe për mungesë të stadiumeve në kryeqytet, dueli spostohet në Vlorë, me orarin që mbetet për t'u vendosur.

Gjithçka nis të shtunën më 19 tetor në orën 14:00 në Laç, aty ku vendasit përballen me Vllazninë. Po në këtë orar Egnatia kampione në fuqi pret Teutën e Durrësit. Edhe Tirana - Dinamo është programuar për të shtunë.

Ndërkohë të diel në 14:00 Bylis luan me Skënderbeun në Ballsh, ndërsa AF Elbasani dhe Partizani përballen në orën 17:00.

Superliga, java 9:

E shtunë, 19 tetor 2024

14:00 Laçi - Vllaznia

14:00 Egnatia - Teuta

*17:00 Tirana - Dinamo (Vlorë)

E diel, 20 tetor 2024

14:00 Bylis - Skënderbeu

17:00 AF Elbasani - Partizani

* Orari ende i pacaktuar

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

FNSH në oborrin e Kuvendit nxit konflikt kompetencash! Burime nga Grada: Nuk kërkuam ndërhyrje!

FNSH në oborrin e Kuvendit nxit konflikt kompetencash! Burime nga Grada: Nuk kërkuam ndërhyrje!