‘Mbase ti i ke futur ndonjë gotë, kur të them unë pusho! Pusho!’ shkelën etikën në komunikim, nis hetimi ndaj efektivëve në Fier

‘Mbase ti i ke futur ndonjë gotë, kur të them unë pusho! Pusho!’ shkelën etikën në komunikim, nis hetimi ndaj efektivëve në Fier

FIER- Policia e Fierit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të etikës në komunikim për disa efektivë të policisë, pasi gjatë një kontrolli që kanë ushtruar në një banesë ka shkelur rregulloren e disiplinës së Policisë së Shtetit. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, efektivët e policisë dëgjohen teksa flasin në mënyrë jo etike, teksa po kryejnë një kontroll në banesën e shtetasit E.D.

Policia thotë se ka sekuestrua në banesën e tij materiale të ndryshme kozmetike, të cilat dyshohet se prodhoheshin në mënyrë artizanale.

'Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 52 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale.

‘Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe garantimin e sigurisë në komunitet, punonjësit e Policisë së Fierit, të mbështetura nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E. D., konform ligjit dhe procedurave standarde të punës, ku kanë gjetur dhe sekuestruar materiale të ndryshme kozmetike, të cilat dyshohet se prodhoheshin në mënyrë artizanale, në këtë banesë. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 52 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale.

Gjithashtu, në vijim, ju informojmë se ndaj punonjësve të Policisë të cilët shfaqen në regjistrimin audio dhe që kanë shkuar për kontroll në këtë banesë, ka filluar hetimi disiplinor, për shkelje të etikës në komunikim, gjatë ushtrimit të detyrës, bazuar në rregulloren e disiplinës së Policisë së Shtetit. Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën, të punonjësve të Policisë, dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë çdo rast me të cilin ata bien në kontakt, duke u garantuar reagim të menjëhershëm, ligjor dhe të paanshëm.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë