Pushuesit e parë kanë mbërritur në plazhin e Shëngjinit, edhe pse moti nuk është shumë favorizues. Mungojnë shezlongët, për shkak se operatorët ende nuk janë licencuar, por kjo nuk përbën shqetësim për pushuesit.
“Unë ashtu e kisha lënë përherë. Nuk kisha nxjerrë shezlongë”, tha një pushuese.
Shqetësim për ta mbetet rëra që ka filluar të ndotet.
“Ka një javë që jemi. Asnjë nuk pastron. Taksat na i merr për pastrim”, shtoi ajo.
Hapja e kufirit po i jep frymëmarrje turizmit. Pushuesit e parë të Shëngjinit janë pikërisht shqiptarët e Kosovës.
“Mirë. Pastërtia mirë. Pandemia i ka hutuar njerëzit. Besoj se edhe kjo do të kaloje”, tha një tjetër pushues.
Ata tregojnë arsyet se pse kanë zgjedhur të pushojnë në këtë bregdet.
“Nuk është ndonjë vend i veçantë, por për shkak të pikës kufitare të afërt që mundem me ardhur dhe fundjavave. Vetëm për tre orë mund të arrijmë. Në përgjithësi mirë. Tre ditë ka që jam këtu”, u shpreh një pushuese.
Por edhe pse kanë mbërritur turistët e parë, operatorët janë të pakënaqur. Ata shprehen se mungojnë prenotimet, ndërsa kostot janë të larta.
“Situata është e brishtë. Presim aktivizim, por s’kemi asnjë përgjigje pozitive. Po vazhdoi kështu kemi falimentuar”, u shpreh Operatori Turistik, Dritan Kondakçiu.
“Situata nuk është fare e mirë, tha Operatori Turistik, Ben Lekaj.
Shëngjini gjatë sezonit të verës vizitohet nga mijëra pushues vendas e të huaj, por këtë vit për shkak të pandemisë pritshmëritë mbeten të ulëta.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2324
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen konfirmohet si emisar, merr miratimin e ministrave të Jashtëm të BE, nis mandatin më 1 shkurt
27 Janar, 13:00
-
Kosovë/ Shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj
27 Janar, 12:33
-
Kosovë/ Sot nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt
27 Janar, 09:38
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Pezullimi i ndihmës nga Trump mban të bllokuar afganët në Shqipëri: Zoti President, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul
26 Janar, 17:52
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Riaktivizohet marrëveshja me Italinë/ Anija e marinës ushtarake me 49 emigrantë në bord niset drejt Shqipërisë, mbërrin në Shëngjin të martën në mëngjes
26 Janar, 10:20
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija 'Cassiopea' pritet të sjellë emigrantët më 27 janar në Shëngjin
25 Janar, 08:48
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56