FOTO/ Mbërrin në portin e Durrësit anija e Forcave Detare të SHBA-së Trenton

FOTO/ Mbërrin në portin e Durrësit anija e Forcave Detare të SHBA-së Trenton

Anija e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara Trenton

Anija e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara Trenton (T-EPF 5) ka mbërritur në Durrës këtë javë për një vizitë të planifikuar në port.

Në një njoftim të ambasadës së SHBA-së në Tiranë thuhet se vizita në portin e Durrësit nxjerr në pah fuqinë e partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, teksa dy vendet tona punojnë së bashku për një Europë të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë. Ambasada e SHBA-së thotë se detarët dhe marinarët civilë në bordin e Trenton presin me kënaqësi të njohin kulturën e Shqipërisë, pamjet historike dhe mikpritjen e ngrohtë të aleatit tonë në NATO.

'Mirë se vjen në Shqipëri, USNS Trenton! Anija e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara Trenton (T-EPF 5) mbërriti në Durrës këtë javë për një vizitë të planifikuar në port. Vizita në portin e Durrësit nxjerr në pah fuqinë e partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, teksa dy vendet tona punojnë së bashku për një Europë të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë. Detarët dhe marinarët civilë në bordin e Trenton presin me kënaqësi të përjetojnë kulturën e Shqipërisë, pamjet historike dhe mikpritjen e ngrohtë të aleatit tonë në NATO.'- thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.

USNS Trenton është një anije me shpejtësi të lartë, me tërheqje të cekët, me aftësinë për të ofruar njësi të gatshme operacionale. Ajo mbështet në mënyrë fleksibël një gamë të gjerë misionesh, humanitare, ndihmën ndaj fatkeqësive, bashkëpunimin për sigurinë dhe ndërgjegjësimin e fushës detare.

Ajo ka si ekuipazh marinarë civilë, me personel ushtarak që niset siç kërkohet nga misioni.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania