TIRANE- Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka mbërritur në Shqipëri ditën e sotme, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori. Ajo është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.
Ajo ka qenë gjithashtu Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t'i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut. Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe në Ankara. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor, ndërsa në Shqipëri do të pasojë ish-ambasadorin Donald Lu.
Si ka mundesi vetem kineze vijne? Ka ndonje shpjegim?
PërgjigjuUrime Ambasadores Amerikane.Faleminderit dhe mirenjohje te perjetshme SHBA-se per kontributin ne krahe te kombit shqiptar.
Përgjigju