Mbërrin në Shqipëri Mercedes-Benz A-Class i ri

A Class i ri , i preferuar nga të gjithë tashmë vjen edhe në tregun shqiptar. Për prezantimin e tipit më të fundit  të makinave nga Mercedes Benz, është mbajtur një ceremoni madhështore në ambientet e shoëroomit fantastik Auto Star Albania.

Ashtu siç pritej, A Class i ri gërsheton luksin dhe modernen me komoditetin. Në ceremoni ishin të pranishëm shumë emra të njohur të botës së biznesit, gazetarisë artit e kulturës. Në fjalën  e tij përshëndetëse, Zv. Presidenti i Kastrati Group përmblodhi shkurt arritjet e Auto Star Albania në këto vite eksperiencë në treg.

Kemi investuar dhe vazhdojmë të investojmë në aplikimin e teknologjisë më të avancuar. Kemi rritur ndjeshëm kënaqësinë e klientëve për të gjitha shërbimet që ofrojmë duke minimizuar në maksimum kohën e lëvrimit. Auto Star Albania, sot zë vendin e parë për shitjen e automjeteve premium në Shqipëri.

Zv. presidenti i Kastrati Group, z. Leonard Kastrati

Kemi një strategji të qartë dhe fokusi i investimeve do të jetë jo vetëm tek rritja e cilësisë së shërbimeve, por dhe tek implementimi i teknologjisë më të avancuar. Kemi përshtatur të gjithë gamën e shërbimeve me strategjinë e Mercedes-Benz dhe sigurisht do të vazhdojmë të zgjerojmë me produkteve, duke sjellë jo vetëm risi, por dhe përfitime për klientët tanë.

Zv. presidenti i Kastrati Group, z. Leonard Kastrati


Zv. presidenti i Kastrati Group, z. Leonard Kastrati

Auto star Albania sot zë vendin e parë për shitjen e automjeteve premium në Shqipëri duke i ofruar klientëve të gjitha standardet europiane.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 12/05/2018 14:08

    Ta blejn hajdutet ne Shqiperi,ose dashnoret budallenj tjua blejn p****e..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë