Ka mbërritur në Tiranë, ambasadori i ri italian, Fabrizio Bucci. Ai ka zgjedhur që në këtë ditë të parë të punës në Shqipëri të përcjellë edhe një mesazh, ku është shprehur se e presin muaj me aktivitete dhe angazhime të shumta për të forcuar marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë.
"Menjëherë në punë për Sistemin Italian në Shqipëri, na presin muaj me aktivitete dhe angazhime të shumta për të forcuar marrëdhëniet midis dy Vendesh që kanë qenë gjithmonë të veçantë për njëri-tjetrin." tha Bucci.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Italisë në Shqiëpri ku i ka uruar edhe mirëseardhjen ambasadorit.
"I urojmë mirëseardhjen Ambasadorit të ri të Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci!" shkruan Ambasada italiane në Tiranë.
Fabrizio Bucci do të zëvendësojë Alberto Cutilo si i përzgjedhur nga qeveria italiane për të marrë detyrën si ambasador në Shqipëri. Bucci ka qenë nëndrejtor në Drejtorinë e Përgjithshme për Integrimin Europian në Ministrinë e Jashtme Italiane.
Arberesh me origjine nga Bubqi
Përgjigju