‘Gjiganti’ mediatik BBC sjell një dokumentar për liderin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe momentet e fundit të jetës së tij.

Në dokumentar, ajo që rrëfen ngjarjet e vitit 1998 është mbesa e Adem Jasharit, Besarta.

Ajo ka qenë vetëm 10-vjeçe kur ngjarja ka ndodhur, por në kujtimet e saj, ato momente dramatike vazhdojnë të mbeten të gjalla.

Në mars të vitit 1998, forcat serbe sulmuan familjen e Adem Jasharit. Pas tre ditëve bombardime, më shumë se 50 veta u vranë. Shumë prej viktimave kishin lidhje fisnore me Adem Jasharin dhe vetëm mbesa e tij Besarta, mbijetoi, shkruan BBC.