Mbesa e Bin Laden: Nëse Joe Biden fiton zgjedhjet, SHBA-ja do të ketë një tjetër '11 Shtator'

Mbesa e Bin Laden: Nëse Joe Biden fiton zgjedhjet, SHBA-ja do të ketë një tjetër '11 Shtator'

Mbesa e Osama Bin Laden kohët e fundit ka paralajmëruar amerikanët për pasojat e një fitore të mundshme presidenciale të Joe Biden.

Nëse eksponenti demokrat do të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë në vend të Donald Trump, Shtetet e Bashkuara, sipas tridhjetë e tre vjeçares Noor bin Ladin, do të duhet të vuajnë "një tjetër 11 Shtator". Kjo profeci e zymtë e gruas, banuese në Zvicër, por që ndihet amerikane në thellësinë e shpirtit të saj, u bë nga ajo në kontekstin e një interviste, e para e saj dhënë për ‘New York Post’.

Deri më tani, mbesa e ish-sheikut të terrorit ka bërë një jetë jashtëzakonisht të rezervuar, ndryshe nga motra e saj Ëafah, e cila është një këngëtare e muzikës pop dhe ‘diva’ në botën e mediave sociale.

Noor tha për ‘Neë York Post’ se kur xhaxhai i saj organizoi sulmet e 11 shtatorit 2001, ajo ishte katërmbëdhjetë vjeçe dhe imazhet e avionëve që përplaseshin në Kullat Binjake e kishin "shkatërruar" atë. Sidoqoftë, vetëm pas asaj tragjedie, gruaja me mbiemrin e rëndë do ta kishte kuptuar që Amerika nuk është aspak një vend racist, duke pasur parasysh që, gjatë udhëtimeve të saj atje pas masakrave xhihadiste, ajo kishte parë mirësi dhe mirëkuptim nga qytetarët amerikanë, pavarësisht se ishte mbesa e trurit të sulmeve islamike.

33-vjeçarja zbuloi për New York Post, se është në fakt një mbështetëse e vendosur Donald Trump. Mbesa e Bin Laden u tha gazetarëve se një fitore e mundshme e Joe Biden mund të shkaktojë një 11 shtator të dytë

Në mbështetje të profecisë së saj ajo tha se "ISIS u përhap gjatë administratës së Obamës / Biden kurse Trump ka treguar se do ta mbrojë Amerikën”.

Sipas Noor, fati i të gjithë kulturës perëndimore do të varej edhe nga rizgjedhja e Trump: "Unë kam qenë një mbështetëse e Presidentit Trump që kur ai shpalli kandidaturën e tij në fillim të vitit 2015. Ai duhet të rizgjidhet...prej kësaj varet jo vetëm e ardhmja e Amerikës por edhe e civilizimit perëndimor”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion