Pamjet shokuese të një 84-vjeçari, që vdiq në një tualet në një spital të Napolit, ka nxitur reagimin e mbesës së tij, e cila me anë të një postimi në Facebook  ka theksuar se “një vdekje e tillë nuk është e kuptueshme, ai ishte gjyshi im, shoku im më i mirë, dhe ju e mbytët atë, në mënyrën më brutale të mundshme, me turp”.

Ajo ka akuzuar stafin e spitalin për mungesë transparence dhe përgjegjësie.

“Frikacakët nuk patën guximin të na tregonin gjendjen në të cilën u gjend. Si përfundoi i vetëm në atë banjë? Si u fut atje? Ai nuk ishte në gjendje për të shkuar në banjë vetëm. Ku ishin infermierët? Mjekët?. Ata madje nuk na lanë ta njohim trupin, duke na thënë ‘është me COVID’.

Këshilltari Francesco Emilio Borrelli bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm për të vërtetuar të vërtetën e akuzave “jashtëzakonisht të rënda” të La Monica, ndërkohë që prokurorët e Napolit kanë sekuestruar trupin dhe kanë hapur një hetim edhe për autorin e videos.