TIRANE- E cilësuar si “Super-mbesa e Berishës”, Dasara Malltezi po katapultohet në politikë. Pjesëmarrja në tubimi ne djeshëm la të kuptohet se ajo po bëhet pjesë e PD-së, pasi po rrit intensitetin në aktivitetin opozitar. Në ditën e parë të grevës së urisë të bërë nga punonjësit e larguar nga puna, Dasara Malltezi doli menjëherë në mbështetje të tyre. Më parë ajo botoi edhe librin e saj të parë, gjë që u kthye në një faktor mediatik.

Krahas kësaj, ajo mori pjesë dje në tubim duke dhënë mbështetjen ndaj krerëve të PD-së. Por angazhimi i saj duket se nuk është vetëm si mbështetje simbolike, pasi në protestën e djeshme ajo u pa nën shoqërinë e aktivistëve të FRPD.

Kiri Hajdari
Krahas Desara Malltezi, ditën e djeshme i pranishëm në tubim dhe në krah të Berishës dhe Bashës ishte edhe Kiri Hajdari, djali i Azem Hajdarit. Pas futjes së tij në Partinë Demokratike për shkak se Basha e bëri atë koordinator të procesit reformues në PD, Kiri u pa dje duke protestuar kundër qeverisë si edhe ishte pozicionuar në krah të vetë kryetarit të PD-së, Lulzim Basha si edhe Sali Berishës. Krahas kësaj, djali i Azem Hajdarit duket se po forcon pozitat e tij në PD, pasi përgjatë javës ai është parë duke bërë shumë vizita në selinë e demokratëve.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)