Mbështetën Rusinë në pushtimin e Ukrainës, Kanadaja vendos sanksione të reja ndaj udhëheqësve bjellorusë

Mbështetën Rusinë në pushtimin e Ukrainës, Kanadaja vendos sanksione të reja ndaj udhëheqësve bjellorusë

Kanadaja po vendos sanksione të reja ndaj udhëheqësve bjellorusë në përgjigje të përfshirjes së vendit në pushtimin rus të Ukrainës, sipas ministres kanadeze të Punëve të Jashtme Mélanie Joly.
Këto masa të reja vendosin kufizime ndaj 22 zyrtarëve të lartë të Departamentit të Mbrojtjes të Bjellorusisë, të cilët mbështetën sulmin ndaj Ukrainës duke lejuar Bjellorusinë të shërbejë si "pikë nisjeje" për pushtimin rus, thuhet në një njoftim nga Global Affairs Canada.

“Bota është e tmerruar teksa sheh dhunën e pakuptimtë që po ndodh në Ukrainë. Ashtu siç Kanadaja po vendos sanksione të rënda ndaj regjimit rus, udhëheqja bjelloruse gjithashtu duhet të mbahet përgjegjëse për mundësimin dhe mbështetjen e sulmeve të paprovokuara të Vladimir Putinit”, tha Joy. “Kanadaja i lutet Alexander Lukashenkos që t'i japë fund mbështetjes së tij për pushtimin rus. Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime të mëtejshme. Bota po shikon.”

Trupat ruse ishin stacionuar në Bjellorusi, e cila kufizohet me Ukrainën në veri, përpara sulmit në Ukrainë, për të cilin të dy vendet kishin pretenduar se ishin për stërvitje. Përdorimi i kufirit të Bjellorusisë ka qenë strategjikisht i favorshëm për Rusinë, sepse kufiri i saj me Ukrainën është shumë më afër Kievit sesa ai i Rusisë, duke siguruar një rrugë më të shkurtër për trupat ruse për të arritur në kryeqytetin ukrainas.


Lajmi kryesor:

Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset