Janë një forcë e madhe! UN, FAO dhe Ambasada italiane bashkohen në mbështetje të grave që i dedikohen prodhimit dhe jetës në fshat

Janë një forcë e madhe! UN, FAO dhe Ambasada italiane bashkohen në mbështetje të grave që i dedikohen prodhimit dhe jetës në fshat

UN Women, FAO dhe Kooperacioni Italian prezantuan sot një nismë tre-vjeçare që do të kontribuojë në fuqizimin e grave rurale në Shqipëri dhe do të forcojë rolet dhe kontributin e grave në zhvillimin rural. Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, programi për ‘fuqizimin e grave ne zonat rurale dhe turizmi’ (GREAT) do të zbatohet në Rajonet e Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të grave rurale dhe komuniteteve të tyre dhe duke rritur të ardhurat dhe aftësinë e tyre për të fituar punë.

Në Shqipëri, kontributi i grave në bujqësi është jetik, pasi 54% e grave të punësuara punojnë në këtë sektor. Megjithatë, një kontribut i tillë shpesh mbetet i padukshëm për shkak të niveleve të larta të informalitetit, i cili shpesh i lë ato pa mbrojtje ose përfitime shoqërore.

E pranishme në prezantimin e projektit, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Konomi u shpreh: “Gratëpërfaqësojnë pjesën më të madhe të forcës së punës në bujqësi dhe kanë nevojë të jenë të vlerësuara dhe tëmbështetura ndaj nëpërmjet projektit GREAT synojmë fuqizimin e tyre.”

Programi synon të zhvillojë kapacitetet e grave rurale për të zhvilluar biznesin e tyre, për t'u vetë-organizuar dhe regjistruar si grupe lokale dhe për të përmirësuar qasjen e tyre të financimit. Njëkohësisht, GREAT do të mbështesë bashkitë e synuara për t'i dhënë përparësi dhe për të promovuar bizneset e grave rurale, turizmin rural dhe për të zhvilluar zinxhirin e vlerave.

“Fuqizimi i komuniteteve rurale me mundësi të përshtatshme ekonomike kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, për sa kohë që përpjekje të tilla i vendosin gratë rurale në qendër të vëmendjes si aktore të ndryshimit “, tha Përfaqësuesi i UN Ëomen në Shqipëri, Michele Ribotta.

"Një rrugëtim të cilin jemi krenarë ta nisim së bashku me UN Women, me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shqiptare dhe me FAO-n! Synimi ynë është të ndihmojmë në rritjen e sipërmarrjes së grave në bujqësi, duke mbështetur fuqizimin e tyre dhe njëkohësisht, zhvillimin ekonomik, shoqëror e turistik të zonave të interesuara, - theksoi Ambasadori Italian në Shqipëri Fabrizio Bucci. Ambasadori vuri gjithashtu në dukje impenjimin italian për përfshirjen e grave të Coldiretti-t në Shqipëri, një realitet i suksesshëm që përfaqëson, në mënyrë të përkryer, një organizim domethënës grash prodhuese në Itali.

Gratë rurale në Shqipëri përballen me shumë sfida sa i përket sigurisë së tyre ekonomike, të tilla si: mungesa e mbështetjes financiare, aksesi i dobët për të siguruar të drejtat e tokës, njohuri të kufizuara për bizneset fitimprurëse, mundësi e limituar për të hyrë në tregun e punës për shkak të angazhimit joproporcional në aktivitetet e papaguara dhe varësia e madhe nga anëtarët e familjes.

“FAO do të kontribuojë në këtë projekt me zhvillimin e zinxhirit të vlerave, përfshi edhe përqasjen ‘nga ferma tek turistët’, certifikimin e pronës dhe promovimin e prodhimeve autentike, të prodhuara specifikisht nga gratë rurale”, nënvizoi Përfaqësuesi i FAO-s në Shqipëri, Arben Kipi.

Programi do të promovojë një politikë dhe një mjedis legjislativ për fuqizimin ekonomik të grave, qasjen dhe kontrollin e tyre ndaj pasurive prodhuese.

Programi GREAT u zhvillua duke u bazuar në nevojat e identifikuara nga UN Ëomen dhe FAO në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sipas rekomandimeve të studimeve të ndryshme të ndërmarra nga këto entitete. Objektivat e tij kryesore janë në përputhje me prioritetet e Qeverisë dhe Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS Tiranë), në kontekstin e Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe parimin e saj thelbësor për të mos lënë askënd pas. AICS kontribuon me një fond prej 1.350.000 euro dhuratë për realizimin e këtij projekti përgjatë tre viteve të ardhshme.

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin