TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e arrestit "burg" për Fatmir Hoxhën, e Kastriot Gosturanin dy policët që shoqëronin kryekomisarin Adem Tahiraj gjatë aksionit policor në Shijak, ku ky i fundit mbeti i vrarë. Ata akuzohen për shpërdorimim detyre.
Gjatë seancës Fatmir Hoxha kishte kërkuar si avokat mbrojtës Ilia Ilian, por Gjykata nuk e pranoi pasi ai është dhe avokat i Ilri Xhakes, autorit të vrasjes së Adem Tahirajt.
ARRESTIMI
Arrestimi i tyre është bërë më 20 shtator pikërisht një javë, nga vrasja e Adem Tahirajt, (13 shtator) në fshatin Katund të Sukthit. Adem Tahiraj u ekzekutua me 5 plumba nga i forti i Shijakut, Ilir Xhakja pas debateve të ardhura nga bllokimi i makinës së nipit të Xhakes, makinë e cila ishte pa targa e pa dokumente.
Sipas Ministrisë së Brendshme dy punonjësit e policisë nuk përmbushën përgjegjësitë e tyre ligjore dhe nuk kryer asnjë veprim për të parandaluar vrasjen, neutralizuar vrasësin apo për ta kapur dhe arrestuar atë.
Sipas Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm shkak për arrestimin e dy efektivave të policisë Kastriot Gosturani dhe Fatmir Hoxha ishte bërë mos reagimi i dy policëve për kapjen e Xhakjes, menjëherë pas vrasjes së kryekomisar Tahirajt. Njëtjetër faktor ishte ai i largimit menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë as ndihmën e parë kryekomisarit Adem Tahiraj. Si faktor të tretë, SHKB, ka nxjerë faktin se Kastriot Gosturani dhe Fatmir Hoxha nuk kanë telefonuar
sallën operative të komisariatit, duke mos dhënë asnjë informacion zyrtar lidhur më ketë çështje. Ndërsa faktori i katërt është ai mos bashkëpunimit me
prokurorinë, duke gënjyer gjatë dhënies së dëshmive.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dy policet u arrestuan me 20 shtator