Skafi pësoi defekt në det, shpëtohen 11 turistë në Vlorë

Xhiroja me skaf në detin  e Vlorë kthye në makth për 11 turistë nga vende të ndryshme si Polonia, Franca, Izraeli e Belgjika. Skafi me të cilin po lundronin mbeti i bllokuar në mes të detit si pasojë e një defekti në motor.

Drejtuesi i skafit 30 vjeç ka kërkuar ndihmën e policisë kufitare të Vlorës e cila ka ndërhyrë duke bërë të  mundur shpëtimin e 12 personave që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues.

Pasi kanë tërhequr drejt portit mjetin lundrues ku ndodheshin turistët, Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kryer verifikimet nga të cilat ka rezultuar se mjeti lundrues i dalë në lundrim nga SPK Triport, është mjet lundrues për përdorim personal dhe nuk është i pajisur me Çertifikatën e  Operatorit Turistik Detar.

Në këto kushte mjeti lundrues u bllokua kurse Pronari i mjetit lundrues u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 100 000 lekë, bazuar në Ligji Nr. 43/2020 "Për operatorët turistikë detar".

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:31
Balla: Masa ndëshkimore të ashpra për mjetet lundruese të pacertifikuara

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përshëndeti reagimin e Policisë Kufitare dhe Rojes Bregdetare që shpëtoi 11 turistë në det në Vlorë, pasi mjeti lundrues pësoi defekt.

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare janë në çdo moment në krye të detyrës për të ofruar ndihmë, siç edhe ka ndodhur sot”, u shpreh Balla në rrjetet sociale.

Operatorët turistikë, shtoi ministri i Brendshëm, duhet të kuptojnë që nuk mund të dalin në lundrim të pacertifikuar dhe se në çdo rast masat ndëshkimore do të jenë të ashpra dhe mjetet detare do të bllokohen sipas ligjit.

“Nuk mund të rrezikohet kurrësesi nga papërgjegjshmëria jeta e pushuesve”, u shpreh Balla.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty