Një problem teknik i një skafi, me të cilin po lundronin 8 fëmijë dhe 4 te rritur, të afërm me njëri-tjetrin, bëri që ata të ngecnin për orë të tëra në mes të detit, derisa u shpëtuan gjatë natës nga policia kufitare në Kepin e Rodonit.
Skafi i familjes me 12 persona në bord, në pronësi të Artur Bardhos ishte nisur nga Shëngjini për të përfunduar në Kepin e Rodonit, por për shkak te erës, motori i skafit është fikur dhe për pasojë ata anë ngecur në mes të detit pa asnjë zgjidhje.
Sakaq rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme, kur shërbimet e Policisë Kufitare të Shëngjinit janë njoftuar se 12 persona, mes tyre dhe të mitur, kishin mbetur në det janë nisur menjëherë më drejtim të skafit.
Të gjithë personat që ndodheshin në bord, u nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, mjeti lundrues skaf që kishte pësuar defektin, u rimorkua dhe u dërgua drejt portit të Durrësit.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Ministri i Mbrojtjes Niko peleshi, i cili ka ndarë pamjet nga momenti i ndërhyrjes së ekipit të shpëtimit.
Ai u ka bërë thirrje pushuesve të tregohen të kujdesshëm gjatë lundrimeve në det, si dhe të raportojnë për çdo problem.
“Falë ndërhyrjes në kohë nga efektivët e Forcës Detare u bë e mundur të shpëtohen 12 persona, mes të cilëve 8 fëmijë, të cilët lundronin me skaf. Mjeti lundrues kishte pësuar defekt, në afërsi të Kepit të Rodonit. Ata u shoqëruan në Portin e Durrësit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ju lutemi pushuesve të tregojnë kujdes gjatë lundrimeve në det dhe të lajmërojnë në kohë për çdo problem”. Ka shkruar Peleshi.
Ndërsa Policia e Durrësit fton qytetarët, turistët dhe pushuesit që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, për çdo rast nevoje.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Kremtohet Krishtlindja në Durrës, besimtarët e krishterë luten për paqe dhe mirësi
25 Dhjetor, 10:27
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit për 2025/ Anëtari i PD-së del nga rreshti, ja çfarë parashikon
24 Dhjetor, 16:34
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
Vlorë/ Sekuestrohen rreth 32 mijë euro cash në port, procedohen 2 shoferët! Ishin fshehur në sediljen e autobusit të agjencisë së udhëtimit
23 Dhjetor, 16:09
-
Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’
23 Dhjetor, 14:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli
22 Dhjetor, 16:08