1755502590_zjarrinegermenje.jpeg

Zjarri pranë Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë vazhdon të jetë ende aktiv, ku flakët janë përhapur poshtë piramidës 15, ndërsa në drejtim të Rezervatit Gërmenj-Shelegur nuk ka përhapje të re.

Rreth 60 forca nga MZSH Kolonjë, drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor e vullnetarë, mbështetur edhe prej forcave të ushtrisë nga reparti i Drenovës, janë afër perimetrit të prekur, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe shuarjen e plotë.

Nga parashikimi i motit, duket se mund të kete reshje shiu në zonë rreth mesditës, duke shpresuar se do na ndihmojë për neutralizimin e vatrave.


Lajmi kryesor:

Zjarret/ 23 vatra të regjistruara gjatë orëve të fundit, 4 aktive! Situatë problematike në Fushë Arrëz, Gërmenji me 'sytë' nga shiu