Vendimi për të mos pranuar rekursin e ish-ministrit Ksera nga Gjykata e Lartë është marrë më 24 Mars 2016 dhe është zbardhur në faqen e internetit të gjykatës këtë fundjavë. Ksera ju drejtua gjykatës së lartë më 9 Mars 2016 me rekurs për ndryshimin e masës së sigurisë pasi më parë shkalla e parë dhe ajo e apelit vendosën ndaj tij “arrest me burg”. Ish-ministri Ksera u arrestua mbrëmjen e 29 janarit në fshatin Derviçan të Gjirokastrës ndërsa prokurori Ndini Tavani, i cili heton dosjen me abuzimet në aktivitet e organizuara nga Ksera e akuzon atë për vjedhje duke shpërdoruar detyrën me 30 milion lekë të reja.
Fotot të modifikuara
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një nga rastet flagrante të vjedhjes së fondeve me anë të manipulimit të fotove të aktiviteteve sociale në Ministrinë e drejtuar nga Spiro Ksera. Ndër provat e Prokurorisë kundër ish ministrit të Punës Spiro Ksera, akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, janë dhe dy foto, njëra është origjinale dhe tjetra e falsifikuar nga punonjësit e Kserës. Sipas organit të akuzës ministria ka manipuluar me “Photoshop” foton e një aktiviteti të zhvilluar nga PNUD në Shqipëri, duke e shitur si foto të një aktiviteti të zhvilluar nga ministria, për të cilin është marrë edhe fond, por që nuk është zhvilluar kurrë.
Pra ministria mjaftohej vetëm me një foto të përpunuar për të justifikuar paratë që merrte nga buxheti i shtetit për zhvillimin e aktiviteteve me rëndësi sociale për komunitete të ndryshme në vendin tonë. Konkretisht bëhet fjalë për një foto të 11 prillit të vitit 2013 që paraqet një aktivitet për komunitetin rom të financuar nga PNUD në Shqipëri, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Romëve. “Me romët për Romët” është aktiviteti i financuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara PNUD. Fotot janë ndër 30 provat që Prokuroria disponon ndaj ish-ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Kserës dhe 7 personave të tjerë nën hetim, mes tyre dhe 2 gra.
Dosja nr.2 në prokurori
Ish-ministri i Punës Spiro Ksera që prej 66 ditësh ndodhet në qeli për 6 abuzime me aktivitetet e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, ndodhet nën hetim nga njësia hetimore Task-Forcë dhe për një çështje tjetër, shumë të ndjeshme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për SHBA. “Shqiptarja.com” mëson se ndaj Kserës prokuroria ka një hetim të dytë, që bën fjalë për abuzimet me miratimin e vizave amerikane për “zyrtarët” e ministrisë që dikur drejtohej nga Ksera.
Burimet pranë prokurorisë thanë se Ksera, në periudhën kur tre shtetas nga Elbasani, dy femra dhe një burrë janë larguar në Amerikë, duke u maskuar si punonjës të Ministrisë së Punës,ka drejtuar këtë dikaster si dhe ka firmosur për marrjen në punë të tre individëve, të cilët disa kohë më parë janë kapur në SHBA, me dokumenta të parregullta.Për këtë çështje ka qenë nën hetim dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Kleves Bitro, i cili tashmë është dënuar për këtë krim. Ndërkohë hetimet janë ende të hapura për ish-ministrin Ksera dhe disa persona të tjerë. Këto hetime kanë nisur pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe informacioneve të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
30 milion lekë
Ish-ministri Ksera u arrestua mbrëmjen e 29 janarit në fshatin Derviçan të Gjirokastrës ndërsa prokurori Ndini Tavani, i cili heton dosjen me abuzimet në aktivitet e organizuara nga Ksera e akuzon atë për vjedhje duke shpërdoruar detyrën me 30 milion lekëve.
Dosja e vizave
Ndaj Kserës prokuroria ka një hetim të dytë,që bën fjalë për abuzimet me miratimin e vizave amerikane për “zyrtarët” e ministrisë që dikur drejtohej nga Ksera. Burimet pranë prokurorisë thanë se Ksera, në periudhën kur tre shtetas nga Elbasani, dy femra dhe një burrë janë larguar në Amerikë
(Ja vendimi i Gjykatës per te lene ne burg Spiro Kseren)
Redaksia online
(Shqiptarja.com)