Mbetet vetëm zyrtarizimi, Juventusi i merr Napolit drejtorin sportiv

Mbetet vetëm zyrtarizimi, Juventusi i merr Napolit drejtorin sportiv

Cristiano Giuntoli

Duke filluar nga nesër, Cristiano Giuntoli do të jetë i lirë të nënshkruajë kontratën që do ta lidhte me Juventusin si drejtori i ri sportiv, duke respektuar kështu datën 30 qershor si afatin e fundit deri në të cilin do të jetë i lirë të firmosë me klubet e tjera.

Drejtori i Napolit është fitues i titullit kampion në Serie A, teksa ka gjetur një marrëveshje me presidentin Aurelio De Laurentiis për zgjidhjen e kontratës ekzistuese, e cila do të skadonte në vitin 2024.

Sipas raportimeve nga Corriere dello Sport, drejtori toskan dje ka arritur marrëveshje verbale me De Laurentiis dhe duhet të zyrtarizojë sot largimin nëse nuk do të lindin surpriza. Giuntoli nuk do të ketë më pengesa dhe do nisë punën e re te Juventusi.

Në Torino, Giuntoli do të ndihmohet nga Giovanni Manna, i cili në javët e fundit ishte përfshirë mirë si lojtar i tregut të transferimeve të klubit të Juventusit, me ardhjen e Timothy Weah nga Lille, rinovimin e Adrien Rabiot dhe transferimin e përhershëm të Dejan Kulusevskit te Tottenham.

Marrëdhënia e Giuntolit me Napolin përfundon pas 8 vitesh. Ishte vera e 2015-ës kur De Laurentiis vuri bast për zyrtarin e atëhershëm të Fiorentinës, duke e marrë në vendin e Riccardo Bigon si drejtor sportiv.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij