Mbeti i bllokuar 18 orë mes shkëmbinjve në Kalanë e Tërvolit, flet 43-vjeçari: S’po kërkoja monedha, po eksploroja natyrën

Andrea Dervishi, 43-vjeçari i cili u shpëtua sot nga policia pasi mbeti i bllokuar në një shpellë midis shkëmbinjve, në vendin e quajtur ‘Kalaja e Tërvolit’ në Gramsh, thotë se kishte shkuar për eksplorimin e natyrës, jo për të gjetur florinj. Në një intervistë për Report Tv ai tha se zbriti në kanion lehtësisht, po nuk mundi që të dilte nga aty. 43-vjeçari rrëfeu po ashtu se për t’u ngrohur kishte ndezur një zjarr dhe kishte njoftuar policinë dhe se ishte një eksperiencë shumë e frikshme.

‘Më pëlqesh natyra, doja të eksploroja, është vend i bukur e kam parë edhe në TV e shkuam, por ngelëm aty dhe na ndihmoi policia. Zbritëm poshtë, por nuk kishim mundësi që të ngjiteshim sërish lart. Ishte 100 m thellësi pastaj u bllokova, pastaj njoftova policinë. Kam qëndruar me zjarr sepse ishte ftohtë. Erdhi grupi gatshëm dhe zbritëm poshtë. Nuk ka lidhje pwr kwrkim monedhash, njerëzit flasin shumë. Thjesht më pëlqen natyra, tani që e di ishte e frikshme. Por kur e shihje nga tv ngjante diçka e bukur. Falënderoj policinë e Gramshit më kanë ndihmuar jashtë mase. Me zjarr u ngroha, nuk kisha frikë. Duhet ta mendojnë dy herë para së të futen. Kisha vetëm ftohtë nuk kisha probleme. Nuk ma merr mendja se do të shkoj sërish.’- tha ai.


Lajmi kryesor:

Gramsh/ Shkoi të kërkonte flori në Kalanë e Tërvolit, mbetet i bllokuar 43-vjeçari! Shpëtohet pas 18 orësh nga RENEA! Dervishi: S’dola për thesare, por për natyrën


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari