Jakup Hasani nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra në atentatin e së hënës. 47-vjeçari kishte dy plumba në bark dhe një në nofull. Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Fierit por gjendja u përkeqësua dhe ndërroi jetë mëngjesin e së martës. Hasani ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte në ndërmarrjen e mirëmbajtjes pranë Bashkisë së Fierit.

Familjarët kanë hapur dyert e mortit, ndërsa të afërm dhe të njohur kanë mbërritur për t’u dhënë lamtumirën e fundit Selami dhe Jakup Hasanit.

Sel Çami dhe nipi i tij, Jakupi ndodheshin në oborrin e banesës, ku po punonin në murin rrethues, kur autorët qëlluan një ditë më parë drejt të tyre. Jakupi mori 3 plumba, ndërsa Selami Hasani, i njohur si Sel Çami 7 plumba.

Në atentat kanë marrë pjesë 4 persona, 3 kanë zbritur të maskuar dhe janë afruar te banesa dhe i katërti ka qëndruar në makinë. Report Tv ka siguruar edhe foton e makinës së autorëve në momentin e vrasjes para banesës së "Sel Çamit", një “Volvo” e bardhë me xhama të zinj. Makina është filmuar nga kamerat e sigurisë para shtëpisë së “Sel Çamit”. Më pas, autorët e dogjën atë pranë rrethrrotullimit të Pojanit dhe dyshohet se u larguan në drejtim të Vlorës.

Volvo, rezulton e vjedhur në Suedi në vitin 2023 dhe ka hyrë në territorin shqiptar nga Morina. Kishte targa të falsifikuara. Gjatë kontrollit në brendësi të makinës u gjeten 4 arme, 3 prej tyre pistoleta me silenciator.

Sel Çami kishte dalë nga burgu pak kohë më parë, pasi kishte vuajtur dënimin për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2002 në Fier. Në atë ngjarje u vranë Julian Isufaj, nipi i Ben Qimes, dhe kambisti Esat Tare.

Hetimet për atentatin janë përqendruar te pista e hasmërisë. Policia ka kontrolluar banesën e Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja, ndërsa shoqëroi djalin e tij dhe disa persona të tjerë. Për t’u marrë në pyetje janë shoqëruar dhe pjesëtarë të familjes Hasani, por këta të fundit në cilësinë e dëshmitarëve.

Në total, janë marrë në pyetje 16 persona por deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar si organizator apo porositës i atentatit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:37
Atentati mafioz në Fier, makina e vjedhur 3 vite më parë në Suedi! U fut në Shqipëri nga pika e Morinës, targa të falsifikuara! 4 armë në mjetin e djegur

1795520380_selamihasani.jpg

Selami Hasani dhe mjeti i autorëve

Report Tv zbardh detaje të reja nga atentati në Fier ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe nipi i tij, Jakupi. Automjeti tip Volvo, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët, rezulton i vjedhur në Suedi në vitin 2023, rreth tre vite më parë.

Makina ka hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Morinës, ndërsa targat që mbante dyshohet se ishin të falsifikuara. Ato i përkisnin një automjeti tjetër të së njëjtës markë, ndërsa ishin prodhuar me material plastik. Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, policia ka gjetur katër armë zjarri, tre prej të cilave të pajisura me silenciator. Sipas burimeve, në Volvo dyshohet se kanë udhëtuar katër persona.

Tre prej tyre mendohet të kenë zbritur nga makina dhe janë afruar pranë banesës, në zonën ku ndodhi atentati.

Ora 11:14
Ekzekutimi i Selami e Jakup Hasanit në Fier, Report Tv siguron foto të makinës së autorëve para banesës

1795514908_makinaeautoreve.jpg

Makina e autorëve para banesës së Sel Çamit

Report Tv ka siguruar foton e makinës së autorëve të atentatit ndaj Selami dhe Jakup Hasanit, para banesës.

Makina tip ‘Volvo’ në ngjyrë të bardhë, u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes, te rrethi i Ndërmenasit.