Shkon në dy numri i viktimave nga atentati i rëndë i ndodhur paraditen e së hënës në qytetin e Fierit. Jakup Hasani, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit ku u ekzekutua xhaxhai i tij, Selami Hasani, ka humbur jetën në spital.
47-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Fierit, pasi mori 3 plumba në trup. Pas operacionit, ai u dërgua në repartin e reanimacionit, ku ndodhej nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “1 Maji” të Fierit, në oborrin e banesës së Selami Hasanit, i njohur edhe si “Sel Çami”, ku persona të armatosur hapën zjarr në drejtim të tij dhe nipit të tij në oborrin e banesës, e cila ishte një vilë me mure të larta dhe kamera sigurie.
60-vjeçari që njihet edhe si "Seli i Malit", ishte me precedentë të mëparshëm kriminal dhe prej 3 dekadash në hasmëri me Arben Isufajn, i njohur si "Ben Qimja", të cilit i kishte vrarë nipin, Julian Isufaj. Për këtë ngjarje, Hasani ishte dënuar me 25 vite burg, nga i cili kishte dalë në vitin 2022.
Lajm në përditësim...






Komente
Komento