Mbeti jashtë listës së PD, Blushi
-Patozit: Beteja vazhdon Astrit

Mbeti jashtë listës së PD, Blushi<br />-Patozit: Beteja vazhdon Astrit
TIRANE-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përjashtoi nga lista e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit edhe Astrit Patozin.

Ky fakt duke se e ka mërzitur kreun e LIBRA-s, Ben Blushin, i cili ka shprehur keqardhje për një vendim të tillë. Sipas tij, Patozi ishte një ndër njerëzit që ai pëlqente ta dëgjonte me vëmendje.

PËR KOLEGUN ASTRIT PATOZI

Në mëngjes mora vesh se kolegu demokrat Astrit Patozi nuk do jetë në Kuvendin e ardhshëm. Astrit Patozin e kam patur kundërshtar, por megjithatë ishte nga njerezit e rrallë që e dëgjoja kur fliste. Besoj se parlamentit nuk do ti mungojë një demokrat më shumë por demokratëve të paktë në atë Kuvend do tu mungojë një mik më shumë. Megjithatë beteja vazhdon Astrit. Nëse e pranon do flas edhe për ty,megjithëse ti sdo jesh aty për të më thënë: Ben u mbyll ndërrmarrja, puntorët ikën në shtëpi”
, shkruan Blushi.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim