Mbetjet, AKIP: Referendumi
i rëndësishëm për demokracinë

Mbetjet, AKIP: Referendumi<br />i rëndësishëm për demokracinë
Aleanca Kundër Importit të Plehrave organizoi sot një takim me të rinjtë dhe qytetarë të Kombinatit për të diskutuar rreth çështjes së importit të mbetjeve në Shqipëri.

AKIP diskutoi nevojën që ka shoqëria dhe demokracia Shqiptare për të krijuar kulturën e mbajtjes së referendumit si një nga mënyrat më të rëndësishme të aplikimit të demokracisë së drejtpërdrejtë. Deri më sot në Shqipëri nuk është mbajtur asnjë referendum me përjashtim të atij të vitit 1998 kur Shqiptarët vendosën për Kushtetutën e Shqipërisë.

Propozimi i dhëne gjatë takimit ishte gjithashtu që Komisioni për Reformën Zgjedhore i ngritur rishtazi në parlamentin Shqiptar ti propozohet që të marre në shqyrtim edhe vetë ligjin për referendum, meqenëse ky ligj është shpallur antikushtetues në dy momente të tij nga Komisioni i Venecias.

Në fund të takimit u vendos edhe krijimi i një pike të re për mbledhjen e firmave në Kombinat. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit