Të paktën një person u vra dhe tre u plagosën pasi mbetjet e një rakete të rrëzuar goditën një ndërtesë banimi në kryeqytetin ukrainas, Kiev, tha shërbimi i emergjencës i Ukrainës.

Thuhet se kulla u godit në orën 5:02 të mëngjesit me orën lokale (3:02 GMT) të enjten në mëngjes në lagjen Darnytskyi të kryeqytetit, përpara se zjarrfikësit dhe personeli i shpëtimit të shkonin në vendngjarje, shkruan BBC.

Njerëzit janë evakuuar nga katet e njëmbëdhjetë e më lart dhe po kryhen operacione shpëtimi për çmontimin e strukturave dhe kërkimin e të bllokuarve nën rrënoja, raportoi SES.
 


Lajmi kryesor:

Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë