Banorë e lagjes “18 Tetori” ankohen për vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Ata shprehen të shqetësuar pasi aty depozitohen dhe mbetjet spitalore.Edhe pse është premtuar se do të ndërtohet një landfill ende nuk është bërë asgjë. Banorët i kërkojnë kreut të bashkisë që të investojë për këtë lagje që prej shumë vitesh është lënë në harresë të plotë nga pushteti vendor.