Mbetjet,PD:Tërheqja e PS, lëvizje
mashtruese, s'ka ndryshuar gjë

Mbetjet,PD:Tërheqja e PS, lëvizje<br />mashtruese, s'ka ndryshuar gjë
Pas LSI edhe PD ka reaguar për vendimin e qeverisë për tërheqjen e ligjit të mbetjeve nga programi në Kuvend.
 
Deputeti i PD, Ervin Salianji shprehet se kjo është një lëvizje taktike, mashtruese nga qeveria pas presionit popullor, por asgjë nuk ka ndryshuar.
 
Ervin Salianji, ashtu si LSI deklaron se shqiptarët duhet të vendosin vetë për ligjin, duke nënkuptuar referendumin.
 
Presioni popullor dhe reagimi masiv e struku në mbrojtje taktike qeverinë, duke lajmëruar se është tërhequr përkohësisht nga tradhtia kombëtare për të helmuar Shqipërinë!!
 
Kjo është vetëm lëvizje mashtruese për të manipuluar opinionin publik, asgje ska ndryshuar!
 
Shqiptarët mund dhe duhet të vendosin vetë për fatin e tyre jo një grup njerëzish që po sillen si pushtues
”.
 
Ligji për mbetjet u votua vitin e kaluar në shtator në Kuvend mes shumë debatesh por Presidenti e riktheu dekretin për shqyrtim.
 
Pas kthimit të dekretit nga Bujar Nishani,  qeveria “Rama 2” e ripopozoi duke filluar procedurat për ta kaluar në Kuvend, por Balla deklaroi sot se më parë do të ketë një debat shterues me publikun për ligjin e mbetjeve.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme