Mbetjet, Rama: Tërhiqemi nga
ligji,por jo se Nishani ka të drejtë

Mbetjet, Rama: Tërhiqemi nga<br />ligji,por jo se Nishani ka të drejtë
Kryeministri Edi Rama përpos firmosjes së marrëveshjes tri-palëshe në PS ka folur edhe për cështje të tjera me rëndësi.
 
Rama është shprehur se PS ashtu sikur e ka bërë publike, tërhiqet nga projekti për importin e mbetjeve duke lënë të kuptohet votimin pro dekretit të Nishanit për të rrëzuar ligjin që u miratua vjet në mënyrë që t’i hapet rruga ligjit të ri.
 
Përsa i përket cështjes së dekreteve, ne do të mbajmë një qëndrim sikur e kemi shprehur, respekt të procedurës së Kuvendit dhe do të tërhiqemi nga projekti në këtë fazë, pasi besojmë jo se ata që e kundërshtojnë projektin kanë të drejtë, jo që Presidenti i mëparshëm ka të drejtë por që është e drejta e të gjithë qytetarëve të jenë të informuar për këtë projekt, ai i riciklimit të mbetjeve, që nuk ka të bëjë asgjëkundi me gjithë manipulimet për axhenda politike” deklaroi Rama.
 
Pritet që sot Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese të votojë pro dekretin e Nishanit për të rrëzuar ligjin, për të hartuar dhe miratuar më pas ligjin e ri për importin e mbetjeve. 

dy.b.shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor