Mbeturinat, Ministria e Mjedisit
gjobë 50 kryebashkiakëve

Mbeturinat, Ministria e Mjedisit<br />gjobë 50 kryebashkiakëve
TIRANE- Nuk i menaxhojnë si duhet mbeturinat në bashkitë dhe komunat që drejtojnë. Kjo ka bërë që Ministria e Mjedisit t'i ndëshkojë me gjobë nga 500 mijë-1 milionë lekë të reja. Por ndryshe nga praktikat e mëparshme. Tashmë vlerën e gjobës do ta paguajnë kryebashkiakët apo kreykomunarët ku janë konstatuar problemet. "Ka qenë mosmenaxhimi i saktë i territorit në lidhje me mbetjet urbane, mosmenaxhimi i landfillave të tyre, hedhja e mbetjeve urbane në brigjet e lumenjve, liqeneve, në akset e rrugëve nacionale etj. Të gjitha këto do ti paguajnë gjobat sepse ligji citon saktë që inspektoriati i mjedisit do të çojë të gjitha gjobat në gjykatë dhe pas daljes së urdhrit të ekzekutimit njësitë përmbarimore do t'i vjelin këto gjoba", - ka shpjeguar Ilir Bala, kryeinspektor në ministrinë e Mjedisit. Problemet më të shumta janë konstatuar në paligjshmëritë në lidhje me pastrimin, grumbullimin dhe mirëmbajtjen e vend depozitimeve të mbeturinave si moszbatimi i kërkesave ligjore nga ana e njësive të qeverisjes vendore. Nga të dhënat e bëra publike nga ministria e Mjedisit rezulton se qarku i Korçës ka dhe numrin më madh të gjobave të vendosura, me 11 komuna e dy bashki.

SUBJEKTET E GJOBITURA NGA MJEDISI
Ndue Gega, bashkia Rrëshën 700.000 mijë lekë
Artur Bardhi, bashkia Laç 500.000 mijë lekë
Alfred Ndoi, komua Kolsh 500.000 mijë lekë
Zef Doçi, komuna Balldre 500.000 mijë lekë
Redi Rama, Qendër Tepelenë 500.000 mijë lekë
Komuna Antigone 500.000 mijë lekë
Gëzim Capoj, bashkia Orikum 500.000 mijë lekë
Fredo Berberi, Komuna Qendër 500.000 mijë lekë
Gjergj Goro, bashkia Himarë 500.000 mijë lekë
Shpëtim Gjika, bashkia Vlorë 500.000 mijë lekë
Stefan Çipa, bashkia Sarandë 500.000 mijë lekë
Vladimir Kumi, komuna Lukovë 500.000 mijë lekë
Dhimiter Kote, komuna Xarrë 500.000 mijë lekë
Lirim Nehani, komuna Gruemirë 500.000 mijë lekë
Xhevat Mollca, Ana e Malit 500.000 mijë lekë
Beqir Arifaj, Bashkia Pukë 500.000 mijë lekë
Mois Llani, Shupenzë 500.000 mijë lekë
Bardhyl Agolli, komuna Maqellarë 500.000 mijë lekë
Vebi Xheka, komuna Gjoricë 500.000 mijë lekë
Ndriçim Dushku, Rrogozhinë 500.000 mijë lekë
Elvis Roshi, bashkia Kavajë 500.000 mijë lekë
Xhelal Mziu, bashkia Kamëz 1.000.000 mijë lekë
Komuna Ndroq 1.000.000 mijë lekë
Komuna Krrabë 1.000.000 mijë lekë
Niko Peleshi, bashkia Korçë 1.000.000 mijë lekë
Fatmir Guda, Leskovik 1.000.000 mijë lekë
Festim Adri, komuna Vreshtaz 1.000.000 mijë lekë
Edmond Themelko, Liqenas 1.000.000 mijë lekë
Fredi Xhemo, komuna Mollaj 1.000.000 mijë lekë
Nexhip Bacelli, komuna Voskopojë 1.000.000 mijë lekë
Ramadan Hoxha, Qendër Bilisht 1.000.000 mijë lekë
Kryeart Sejdo, komuna Miras 1.000.000 mijë lekë
Artur Agolli , komuna Proger 1.000.000 mijë lekë
Artur Nazarko, komuna Mollas 1.000.000 mijë lekë
Ylli Cenkolli, komuna Hoçisht 1.000.000 mijë lekë
Enton Cacani, Qendër Ersekë 1.000.000 mijë lekë
Petrit Kupe, komuna Libonik 1.000.000 mijë lekë
Nesim Spahiu, Çorovodë 500.000 mijë lekë
Adriatik Zotka, Poliçan 500.000 mijë lekë
Bardhyl Gjyzeli, Kuçovë 500.000 mijë lekë
Syrja Ormenaj, Ura Vajgurore 500.000 mijë lekë
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz