Mbi 1000 fëmijë janë dhunuar seksualisht, fizikisht dhe psikologjikisht gjatë vitit 2012 në vendin tonë. "Mbi 1000 fëmijë që janë asistuar nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Problematikat e tyre kanë qenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga problematika të regjistrimit të fëmijëve dhe të familjeve të tyre, fëmijë të abuzuar, fëmijë të dhunuar fizikisht, seksualisht"- tha Miranda Pashaj, Drejtoreshë e Agjencisë Shtetërore të të Drejatve të Fëmijëve.
Këto të dhëna janë bërë publike gjatë prezantimit të një studimi të kryer nga organizata, World Vision, mbi vlerësimin e punës së njësive për mbrojtjen e fëmijëve. Rein Dekker , Drejtor i Përgjithshëm i organizatës Ëord Vision, rrëfeu historinë e një fëmije të dhunuar nga babai i tij, i cili për shumë kohë u trajtua nga një staf mjekësh dhe psikologësh.
Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve, janë të shpërndara në të gjithë vendin. Në Shqipëri ka 125 qendra të tilla, nga 370 që duhet të ishin në total. Ngritja e këtyre qendrave në komuna dhe bashki është një detyrim ligjor.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com