Mbi 1000 turistë vizitojnë
Durrësin me Kroçera

Mbi 1000 turistë vizitojnë<br />Durrësin me Kroçera
DURRES- Plot 1.106 turistë nga 7 vende të botës mbërritën sot paradite me kroçerën "Artania", më e madhja e këtij lloji që është ankoruar ndonjëherë në portin e Durrësit. Në bordin e saj udhëtojnë turistë të huaj nga Evropa dhe Amerika, ndër të cilët 980 gjermanë, 10 austriakë dhe pjesa tjetër nga SHBA, Franca, Belgjika, Anglia dhe Argjentina. Sipas të dhënave të agjencisë pritëse "Drianbra", kroçera "Artania" me gjatësi 231 metra, gjerësi 33 metra dhe zhytje 8 metra, është ankoruar në kalatën nr 5 të portit detar.

12 autobuzë të agjencive turistike shqiptare kanë pritur turistët e huaj, të cilët gjatë ditës do të vizitojnë qytetet e Durrësit, Krujës dhe Tiranës, si dhe qendrat e tyre historike dhe arkeologjike. Burimet shtuan se kroçera po zhvillon një tur Mesdhetar 15-ditor, që ka nisur në Rodos (Greqi) më 28 tetor, për të vijuar më pas në Alania (Turqi), Limasol (Qipro), Heraklion e Santorini (Greqi), Kotorr (Mali i Zi), Dubrovnik, (Kroaci), Venecia e Trieste (Itali) dhe Split (Kroaci). "Artania" sot në mbrëmje do të niset për në stacionin e fundit, në Tivar (Mali i Zi), shtuan burimet.

Kroçera "Artania" pritet të kryejë përsëri lundrime turistike drejt Durrësit. Gjatë këtij sezoni në portin e Durësit janë ankoruar afro 40 kroçera dhe superjahte turistike.
(atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij