Mbi 1500 veta të helmuar në Deçan, arrestohet përgjegjësi i kamerave të sigurisë dhe Inspektori i Pyjeve për shpërdorim detyre
Foto nga qyetetarët e helmuar në spital
KOSOVË- Përgjegjësi i kamerave të sigurisë tek Gryka e Deçanit është arrestuar ditën e djeshme pasi është vërtetuar që kamerat e sigurisë nuk funksionin që prej dy muajsh. Ndërkaq, Policia ka arrestuar edhe Inspektorin e Agjensisë Kosovare të Pyjeve pasi ai ka qenë në krye të detyrës. Të dy personat e arrestuar dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.
Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Shkodran Nikqi i ka pohuar të dy arrestimet për mediat vendase.
“Përgjegjësi i kamerave të sigurisë dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare përderisa ka qenë përgjegjës për vëzhgimin e kamerave në Grykën e Deçanit”, tha Nikqi.
“Po është ndaluar një zyrtar i AKP-së pranë MPMHI-së me seli në Deçan për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përderisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare në cilësinë e inspektorit në Grykën e Deçanit. Hetimet janë duke u zhvilluar për të parë se a ka ky rast ndonjë lidhshmëri me çështjen e ujit në komunën e Deçanit”, ka thënë ai.
Gjithsesi Policia po kryen ende hetime për këtë ngjarje të rëndë.
Prej gati një jave Deçani është në gjendje emergjente, ndërsa numri i të helmuarve ka shkuar në mbi 1500. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalë në përfundimin se uji në Deçan është jo i pijshëm, çka e cilësoijnë si shkaktarin kryesor për mbi 1500 të helmuar në Deçan. Referuar analizave, në ujë janë gjetur bakteri disa bakterie jo patogjene, më konkretisht të bakterieve koliforme dhe E.coli.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
32.6%
Vota total: 1692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-diplomati amerikan paralajmëron: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Kosovës dhe Serbisë
26 Dhjetor, 15:27
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri
26 Dhjetor, 12:52
-
FOTO/ Mbrojtësi i Interit kalon Krishtlindjet në Gjakovë me të dashurën shqiptare
26 Dhjetor, 11:26
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
Pjesëtari i forcave serbe dënohet me 15 vjet burg në mungesë për krime lufte në Kosovë! Çedomir Aksiq akuzohet për vrasjen e 8 shqiptarëve në Reçak
26 Dhjetor, 11:20
-
Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
25 Dhjetor, 21:43
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51