Sekuestrohen mbi 16 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet penalisht 48 vjeçari që i kishte fshehur në furgon

Sekuestrohen mbi 16 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet penalisht 48 vjeçari që i kishte fshehur në furgon

Shuma e parave të padeklaruara të mbështjella me letër

Një tjetër rast i mosdeklarimit të parave është zbuluar ditën e sotme në Portin e Durrësit. Policia ka sekuestruar shumën prej 16 670 eurosh të cilat janë gjetur të fshehura në furgonin që drejtohej nga 48 vjeçari F.V.

Për pasojë, është proceduar penalisht 48 vjeçari i cili është zbuluar në momentin që kishte kaluar në vijën e dytë të kontrollit të imtësishëm.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. V., 48 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi"-thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës