Mbi 185 km/orë i dehur, polici: Fryji
këtu! Shoferi: Ç'farë është kjo punë!

TIRANE-134, 173 dhe 185 km/orë janë disa nga shpejtësitë me të cilët lëvizin shoferët në autostradën Tiranë-Durrës. Policia rrugore ka pezulluar 16 leje drejtimi brenda 2 orëve në këtë aks. Njëri prej shoferëve ishte me shpejtësi 185 km/orë, as sa kur ka ndaluar ka rrezikuar edhe oficerin e policisë rrugore.

Gjithashtu në rrugët e brendshme të Tiranës Policia ka kryer kontrolle edhe me aparat matës Drager, për të zbuluar shoferët që konsumojnë alkol. 14 shoferë drejtonin makinën nën efektin e alklolit, ndërkohë që 4 të tjerë janë qenë të dehur dhe janë arrestuar nga policia. Njëri prej shoferëve nuk i është bindur urdhrit të policisë, forcat 'Shqiponja' janë vënë në ndjekje të tij, ku pas testit të alkolit ai u arrestua pasi ishte i dehur.

Debati mes shoferit dhe policisë
Polici: Shpejtësia e kapur me radar 185 km/orë. Do merrni masën administrative do bëjmë dhe një test alkooli
Shoferi: Ç'farë është kjo punë kështu?
Polici: Është procedurë që duhet të bëhet, një herë dhe herën e dytë
Polici: Ju lutem fryji 4-5 sekonda pa shkëputje.0.65, që do të thotë drejton mjetin në gjendje të dehur. Do shoqërohesh në komisariat pasi të plotësohen letrat.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hoti: 23 shkollat në Kurbin u mbyllën nga mungesa e ngrohjes

Hoti: 23 shkollat në Kurbin u mbyllën nga mungesa e ngrohjes